Lifestyle

“Nuk e mendoja kurrë që do lidhesha me të”, miqësia e Mikela Pupës që u kthye në dashuri: I propozova vetë!

nuk e mendoja kurre qe do lidhesha me te miqesia e mikela pupes qe u kthye ne dashuri i propozova vete
nuk e mendoja kurre qe do lidhesha me te miqesia e mikela pupes qe u kthye ne dashuri i propozova vete

Mikela Pupa është rrëfyer gjerë e gjatë për marrëdhënien e saj dashurore. Fillimisht ishin ndjekësit ata që zbuluan identitetin e të dashurit të saj tatuist përmes detajeve në fotografitë e shpërndara. Këtë herë, e ftuar në “Natën me Aulonën”, Mikela tha se lidhja vijon prej një viti e gjysmë tashmë dhe bashkëjetojnë.

Mikela Pupa: 1 vit bashkëjetojmë, 1 vit e gjysmë bashkë që njihemi.

Aulona Musta: Si është bashkëjetesa?

Mikela Pupa: Mirë, shumë mirë. Zihemi vetëm për punët e shtëpisë. Vetëm këtë problem kemi.

Aulona Musta: Pse? Kush është më rrëmujaxhi?

Mikela Pupa: E bukura është që jemi të dy rrëmujaxhinj, por unë sikur pastroj një çikë më shumë dhe i them hajde pastrojmë të dy njësoj. Është shumë mirëkuptues, shumë i dashur. Unë kam ato ulje-ngritjet e mia si Binjak, jemi të dy Binjak, por unë i kam pak më të theksuara të dyja polet e Binjakëve dhe dua ato ledhet e përkëdheljet e mia, jam një fëmijë 5 vjeç, pastaj mërzitem pse s’kam bërë punët dhe çohem, dhe e marr, çohu dhe ti me mua tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts