Shqiperia

“I këndoni ‘Romeos’ poshtë”, Salianji i përgjigjet Gjylametit: Berisha është ‘Romeo’ po aq sa ju ‘Zhuljetë’ (DEBATI)

i kendoni romeos poshte salianji i pergjigjet gjylametit berisha eshte romeo po aq sa ju zhuljete debati
i kendoni romeos poshte salianji i pergjigjet gjylametit berisha eshte romeo po aq sa ju zhuljete debati

Po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për TIMS-in.

Në mbledhje ka pasur edhe një debat mes kryetarit Ervin Salianji dhe Blerina Gjylametit.

Pjesë nga debati:

Gjylameti: Komisioni hetimor është ngritur për të hetuar çfarë ka ndodhur në 2 gusht 2023. Nuk është ngritur për tëhetuar kryeministra e ministra. Keni nenin 15, ku planin hetimor e propozojnë ekspertët që duhet t’i votojmë së bashku dhe më paskalojmë në thirrjen e dëshmitarëve që duhet të kenë lidhje me çështjen. Gjatë hetimit të thërritet edhe Berisha. Institucionin do hetojmë, jo individin. Duhet të vijë vetëm pasi del e nevojshme nga hetimi. Ironinë mos e kthe në të vërtetë. Mos e shit si shpëtimtar dhe kalorës i drejtësisë dhe pafajësisë. Si thirren dëshmitarët? Kush e mori vendimin që ke vendosur emrat atje? Do i lësh këta njerëzit të mbarojnë punë me drejtësinë pastaj t’i thërrasim këtu. Sado ta duash “Romeon”, shkojmë dhe i këndojmë atje poshtë ju apo kushdo tjetër… ne nuk kemi dëshirë të vazhdojmë këngën tuaj të vjetër, të lodhur dhe të stonuar.

Salianji: Komisionit i jap seriozitetin e duhur. Dua të mos gjeni asnjë sebep për të ikur se gati jeni. Shpresoj të jeni në të njëjtën anë me ne për të luftuar çdo keqbërës. Nuk di të lexoj ëndrra, as elementët e çdo metafore apo figure letrare që përdoret. Ju thoni se unë unë mendoj se duhet thirrur edhe zotin Sali Berisha ish-kryeministër e Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm dhe funksionarët e Policisë së Shtetit… Nuk i shpëtojmë këtij hetimi çfarë do që të bëni. Nëse ju doni ta nxirrni zotin Berisha, nuk është as ëndërr as qëllimi im. Dhe t’ju them të vërtetën zonja Gjylameti, unë besoj se zoti Berisha është “Romeo” po aq sa jeni ju “Zhuljeta”. Po ta besoja këtë s’do isha këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts