Kroacia duket se e ka patur shumë të vështirë të fsheh zhgënjimin për atë barazim ndaj Shqipërisë, që erdhi vetëm në fund të ndeshjes.
Megjithatë tekniku kroat, Zlatko Daliç, kërkon të ruaj optimizmin brenda grupit në prag të përballjes me Italinë, e cila do të jetë deçizive për fatin e grupit.
Zlato Dalic në konferencën për shtyp ka theksuar se ditën e hënë ekipi i ti do të luajë gjithçka për gjithçka ndaj Italisë pasi nuk kanë asgjë për të humbur. Ndër të tjera timonieri i kroatëve ka deklaruar se problemi i vetëm i ekipit të tij është se çdo top i kundërshtarëve përfundon në rrjetë. Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë ndaj “axurrëve”, pasi në të kundërt do t’i thonin “lamtumirë” Euro 2024.
“Kemi mësuar të pranojmë edhe kritikat, ashtu si elozhet, pavarësisht se në shtatë vitet e mia si trajner ka pasur shumë suksese. Megjithatë, për mua nuk ka probleme, unë marrë përgjegjësitë e mia dhe vazhdoj përpara.
Jam i ndërgjegjshëm se kur marrim medalje, unë nuk kam rëndësi dhe e di se kur ndodh e kundërta vendosëm në shënjestër. Ndeshja ndaj Italisë për ne është gjithçka, fitorja na mban në kompeticion ndërsa humbja na nxjerr jashtë historisë. Problemi është se tashmë çdo goditje e kundërshtarit po përfundon në rrjetë”, u shpreh Dalic
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co