Shqiperia

I moshuari gjendet i pajetë në një pus, çfarë ndodhi gjatë natës në Devoll

i moshuari gjendet i pajete ne nje pus cfare ndodhi gjate nates ne devoll
i moshuari gjendet i pajete ne nje pus cfare ndodhi gjate nates ne devoll

Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmë në një pus me ujë në Devoll. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll., banues në fshatin Eçmenik.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts