Sport

I përfolur për një kalim në Arabinë Saudite, lojtari i shpreh dashurinë Arsenalit: Dua të qëndroj këtu

i perfolur per nje kalim ne arabine saudite lojtari i shpreh dashurine arsenalit dua te qendroj ketu
i perfolur per nje kalim ne arabine saudite lojtari i shpreh dashurine arsenalit dua te qendroj ketu

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është lidhur shpesh me një lëvizje në Arabinë Saudite, por në fund mbeti në Angli. Në verë me siguri do të ketë sërish oferta, por mesfushori nuk ka dyshime dhe e ka përsëritur këtë për Football.london.

“Mendja është gjithmonë këtu te Arsenali. Këtu zgjedh të luaj, jam shumë i lumtur sa herë që futem në fushë. E di që ka pasur shumë spekulime, por për sa më përket mua, jam me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe që vazhdoj të luaj për këtë klub” – Tha Partey. Mesfushori ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts