Bota

I riu përplasi për vdekje me makinë avokatin Leonard Dingo, kolegët e të ndjerit ngrenë dyshime: Aksident me tipare të një krimi duke ditur çështjet sensitive që mbronte!

i riu perplasi per vdekje me makine avokatin leonard dingo koleget e te ndjerit ngrene dyshime aksident me tipare te nje krimi duke ditur ceshtjet sensitive qe mbronte





































Kolegët e avokatit Leonard Dingo, i cili humbi jetën pak ditë më parë pasi është përplasur për vdekje me makinë nga një 22-vjeçar, kanë ngritur dyshime lidhur me ngjarjen.

456606526_1263077258407154_6704193385103408900_n

Përmes një postimi në Facebook, kolegë e Dingos e kanë cilësuar ngjarjen si një aksident me tipare të një krimi, duke ditur çështjet që avokati mbronte.

“Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo, dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm”, thuhet në reagimin e tyre, ndërsa më tej shkruajnë se “është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!”

Reagimi i kolegëve të avokatit

Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur.

Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo, dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.

Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë.

Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!

Kujtojmë se Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e aksidentit, i cili është 22-vjeçari me iniciale E. K., banues në Tiranë.

Pas ngjarjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka braktisur automjetin në fshatin Kodër Arapaj.

Automjeti është gjetur e është sekuestruar nga shërbimet policore, por autori i aksidentit është në arrati.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi 2 ditë më parë, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, një 63-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua nga vendi i aksidentit, Policia identifikon drejtuesin e automjetit dhe vijon punën për kapjen e tij.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts