“Iku Ilnisa dhe i vardisesh Meritonit”/ Juli ia thotë troç Rikes: Ti s’ke me kë rri

iku ilnisa dhe i vardisesh meritonit juli ia thote troc rikes ti ske me ke rri
iku ilnisa dhe i vardisesh meritonit juli ia thote troc rikes ti ske me ke rri

TIRANE 

Pas daljes së Ilnisa Agollit nga “Big Brother VIP3”, Meriton Mjekiqi duket se është afruar sërish me Rike Roçin. Madje moderatori i ka kërkuar asaj falje për debatet që kanë pasur me njëri-tjetrin dhe i ka thënë se ‘ti je njeriu im’.

Nga ana tjetër, Rike i ka thënë se nuk i harron debatet, por që do të flasin pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ndërkohë mbrëmë gjatë një debati me Julian Dedën, aktori i tha modeles se është afruar me moderatorin sepse ka frikë nga nominimi, ndërsa një gjë e tillë është mohuar nga Rike.

“Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi”- iu drejtua banorja, megjithëse aktori tha se tani e ka vënë re këtë gjë.

Roçi tha nuk mban qëndrim me Meritonin sepse atë e ka shok, ndërsa sipas Julit, Rike pas largimit të Ilnisës i është vardisur Meritonit sepse ajo nuk ka me kë të qëndrojë.

Pjesë nga debati:

Rike: Deda unë nuk është se e mbaj mirë më të gjithë për nominimin por nuk bëj debate false siç i bën ti

Juli: Pse se di unë?

Rike: Nuk zihem me njerëz që të dal në prime, sepse s’më intereson fare. Nuk jam si ti që për një palë të brendshme të zihem për 3 muaj. Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi

Juli: Tani po e shikoj

Rike: Shyqyr që tani po e nxjerr fytyrën

Juli: Kjo është e dukshme Rike. Ti rri me të tjerët se s’do të të nominojnë.

Rike: Nuk është e vërtetë

Juli: Po, sepse ke frikë nga nominimi

Rike: Po o Zot sa fikë që kam

Juli: Prandaj nuk mban asnjë qëndrim

Rike: Nuk mbaj qëndrim me Meritonin? Meritonin e kam shok, ta dish

Juli: Ky është mendimi që unë kam për ty sot

Rike: Unë nuk bëj debate koti siç bën ti. Nuk bën diskutime të logjikshme

Juli: Po sepse ai në raport me atë…

Rike: Deda ti je vetëm me ul njerëzit. Vetëm ty të kemi inteligjent

Juli: Uaaa, fjalët e Eglës

Rike: Eglën e ke shoqe ti

Juli: Bravo tani nuk bëj më muhabet me ty. Tani e kuptova se ti iu shkon të tjerëve se s’ke me kë rri. Iku Ilnisa dhe iu vardise prapë mbrapa, kjo je ti

Rike: Mendimi jot Deda (Juli largohet)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →