Shqiperia

Inspektoriati i Punës “zbarkon” në Kurum, do “hetohen” procedurat e largimit masiv të punonjësve

inspektoriati i punes zbarkon ne kurum do hetohen procedurat e largimit masiv te punonjesve
inspektoriati i punes zbarkon ne kurum do hetohen procedurat e largimit masiv te punonjesve

Nga Fatmir Popja

Në Kompaninë turke Kurum International sha paraditen e kësaj të marte ka filluar zyrtarisht verifikimi në lidhje me situatën e marrëdhënieve të punës në këtë subjekt.

Në përbërje të grupit të punës janë përfaqësues nga disa institucione si Inspektriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mes të cilëve, Fatbardha Llapa, Përgjegjëse e Sektorit të Mbikqyrjes së Marrëdhënieve të Punës, Ilia Baxho, Inspektor pranë Kryeinspektorit, Gentian Luri, Inspektor në Sektorin e Mbikqyrjes së Marrëdhënieve të Punës, Irida Qosja, zv,Kryeinspektore, Drejtore e Inspektimit të Punës dhe Egliver Laloshi, Përgjegjës i Inspektimit Elbasan.

Grupi i punës i ngritur nga Inspektoriati Shtetëror i Punës do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e Kurum Internatianal sha janë larguar nga puna.

Përmes një deklarate zyrtare një ditë më parë Kompania turke bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe me mundësi rikthimi në rast të rihapjes së uzinave të Kurum International sha.

Ky është objekti i inspektimit, sipas grupit të punës, i cili pritet të dalë me konkluzione të qarta dhe do informojë opinionin publik me detaje rreth situatës së krijuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts