Sulmi i Teheranit ndaj Izraelit kishte në shënjestër bazën ajrore Nevatim, ka thënë të dielën një zyrtar i ushtrisë iraniane, duke pretenduar se nga këtu filloi sulmi i Izraelit në fillim të prillit në konsullatën iraniane në Damask që la pas 16 të vrarë.
“Operacioni” synoi “bazën ajrore Nevatim, ku avionët F-35 u përdorën për të shënjestruar konsullatën tonë në Damask”, tha shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Hossein Bagheri, në TV shtetëror iranian IRINN.
Raketat balistike iraniane që arritën në Izrael ranë në bazën ajrore të vendosur në jug të vendit dhe shkaktuan vetëm dëme të lehta strukturore, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.
Baza po funksionon dhe vazhdon operacionet e saj pas sulmit, me avionë që vazhdojnë të përdorin bazën, shtoi Hagari. Sulmi në ndërtesën e aneksit të konsullatës iraniane më 1 prill vrau komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike iraniane (IRGC).
Izraeli dyshohet gjerësisht se qëndron pas sulmit ajror, megjithëse zyrtarisht nuk e ka marrë përgjegjësinë. Bagheri tha se operacioni i Iranit synoi gjithashtu një “qendër të madhe informacioni” pranë kufirit të Izraelit me Sirinë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co