Shqiperia

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari ndërsa tentoi të largohet nga Shqipëria

ishte shpallur ne kerkim arrestohet 23 vjecari ndersa tentoi te largohet nga shqiperia
ishte shpallur ne kerkim arrestohet 23 vjecari ndersa tentoi te largohet nga shqiperia

Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kapet në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, u kap në tentativë për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë, dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts