Italia “qan” Champions League, asnjë ekip në çerekfinale, Spanja rikthehet fuqishëm

italia qan champions league asnje ekip ne cerekfinale spanja rikthehet fuqishem

Një vit më parë, Italia festonte në këtë fazë të Champions League, me Serie A që përfaqësohej me 3 ekipe nga 4 në çerekfinale. Për një moment, tifozët “azzurr” ëndërruan se futbolli italian ishte rikthyer sërish në nivele të larta, por festa nuk zgjati shumë. Këtë vit, Inter ishte ekipi i fundit italian që largohet nga Champions League, ekipi më i mirë italian eliminohet nga ekipi i katërt në La Liga.

Fff
Fff

Spanja rikthehet edhe një herë fuqishëm në Champions League, me tre ekipe në fazën çerekfinale, Real Madrid, Atletico dhe Barcelona. Një rënie të ndjeshme ka pësuar futbolli anglez, edhe këtë sezon, Premier League përfaqësohet me dy ekipet, Man.City dhe Arsenal. Me dy ekipet përfaqësohet edhe Bundesliga, Bayern Munich dhe Dortmund. Kompleton kuadratin PSG, ekipi i vetëm francez.

Simeone Lautaro
Simeone Lautaro

Italia lau duart me Champions League, por të paktën shpresojnë të bëjnë mirë në Europa Leauge, trofe që nuk e kanë fituar kurrë që kur ka marrë këtë emër. Në turneun e dytë për nga rëndësia në Evropë, Serie A përfaqësohet me tre ekipe, Milan, Roma dhe Atalanta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →