Kate Winslet foli për xhirimet e ‘Lee’ dhe sesi produksioni e trajtoi trupin e saj. Aktorja foli për Harper’s Bazaar dhe shpjegoi se në një skenë ku kishte veshur një kostum banje, produksioni i kërkoi asaj të ulej më drejt në mënyrë që ta bënte stomakun e saj më të shfyrë.
“Ka një pjesë ku Lee është ulur në një stol me bikini… Dhe një nga stafi hyri dhe tha ‘mund të dëshironi të uleni më drejt’. Që të mos duket barku i palosur”, tha ai.
Kur u pyet më pas nëse e shqetësonte trupi i saj që dukej ‘më pak se i përsosur’, ajo u përgjigj:
“Jam krenare për këtë, sepse është jeta ime dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Nuk do të më shkonte kurrë në mendje ta mbuloja”, shpjegoi ajo. Në fund të fundit, aktorja ka folur shumë herë në publik për vetëpranimin dhe dashurinë për veten.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co