Shqiperia

“Jam axhami! Dua buzë akshami të dëgjoj leksionet e Elisës, Shalsit e Mimisë”, Ironia e Gjekmarkajt në Konferencën e Kryetarëve: Do vij në akademinë tuaj dhe…

jam axhami dua buze akshami te degjoj leksionet e elises shalsit e mimise ironia e gjekmarkajt ne konferencen e kryetareve do vij ne akademine tuaj dhe
jam axhami dua buze akshami te degjoj leksionet e elises shalsit e mimise ironia e gjekmarkajt ne konferencen e kryetareve do vij ne akademine tuaj dhe

Kryefjalë e mbledhjes së Konferencës së Kryetari ishte kërkesa e opozitës për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama sa i përket raporteve ndërkombëtare për trafikun e drogës. Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se raportet e huaja e konsiderojnë Shqipërinë si rrugë kalimi për trafikun e drogës.

 Fjala e Gjekmarkajt në Konferencën e Kryetarëve:

Historia është mbyllur tha zoti Çuçi, dua ti kujtoj duke e besuar të lexuar dhe me koncepte bazike se ajo (historia) është e vetmja e uruara qe nuk mbyllet kurrë. Ajo mbetet e hapur, vazhdon madje eshe  tani qe flasim, krijon mekanizmat e vet, perserites, modifikues, ngadalesues, dhe vendimet e gjykatave per ceshtje te droges  jane vete nje njolle, nje nyje brenda saj. Ato nuk e kane zgjidhur problemin, kane shtuar pandehmat, dyshimet aq sa shpesh gazeta prestigjioze europiane me keqardhje e them e kane konsideruar vendin tone narkoshtet. Ju jeni vjetruar ne pushtet prej 11 vitesh per fajin tone, po ne po korigjojme vetveten qe te keni mundesi dhe ju te shkoni ne opozite dhe te reflektoni. Ne vitin 2013 shkuat ne Lazarat dhe e mbyllet si vater kanabisi. “Bravo çuna” tha ministri qe me vone e beri gjithe Shqiperine jeshile, shtet te kanabizuar. Vetem ne sheshin Skenderbej nuk kishte  te mbjella, se nuk zinte mire tek ato pllakat! Pastaj pjesa tjeter e Shqiperise dihet.

Sot shume gjimnazistë dhe studentë, shume pjese te shoqerise jane prekur nga problemi i drogës. Ne raporte, kudo Shqiperia permendet si rruge kalimi e udhekryq drogerash te forta! Nese nuk i adresojme ne Parlament ku tjeter do flasim per keto tema?

Tani kam nje lutje, njerzore, te perunur, si e tille jo obliguese, nga simpatia mund ta pranoni, nga empatia te heshtni, nga antipatia ta refuzoni: mqs po zgjatet ditet dhe ju po hapni akademine politike, ndonje buze akshami si axhami qe jam ne keto pune te vi e te nxe, te mesoj, si behet nje mocion, si thirret nje interpelance, te mesoj cfare duhet e cfare jo, te kuptoj thelbin e demokracise, te degjoj leksionet e Spiropalit te ciles ja cmoj retoriken, ata te Çuçit, Mimise e sidomos Shalsit. Tani kam nje kerkese serizoe!

Ju lutem na i shkruani ju mocionet kërkesat. I dini ju te gjitha, ju keni monopolin e se vërtetës dhe te drejtes, e shkruani vete dhe ju pelqen ju vete! Ndaj cfare duhet Opozita, kjo eshte nje tepri. Mendon qeveria mgjs interesi i qytetarve dhe ai i saj jane ne perolasje te vazhdueshme

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts