Lifestyle

“Jam një budallaqe…”/ Rike i kthehet keq Heidit: Më çmende, lëri paranojat

jam nje budallaqe rike i kthehet keq heidit me cmende leri paranojat
jam nje budallaqe rike i kthehet keq heidit me cmende leri paranojat

Rike është shfaqur zemërthyer dhe e hatërmbetur me Heidin sa i përket situatave të krijuara në shtëpi.

Ajo e cilësoi veten budallaqe që e ka mbrojtur përballë Rozës, duke u shprehur se që kur Romeo ka shprehur një simpati për të Heidit i ka ardhur zëri. Nga ana tjetër, banorja i ka kërkuar të debatojnë të dyja dhe të mos e përfshijnë Romeon në këtë diskutim.

Rike: Mbase unë jam gabuar që e kam konsideruar mike këtu brenda Hejdin. Mbase jam një budallaqe sepse me Heidin kam qeshur, kemi bërë batuta dhe i kemi thënë njëra tjetrës zemra dhe shpirti. Këtu ka 100 telekamera dhe nëse do të kisha thënë diçka të keqe për ty do të kishte dalë.

Heidi: Doli tani, ja megjithë ato që ke thënë te dhoma e rrëfimit.

Rike: Po mirë, ato janë thënë pas.

Heidi: Të kesh një dyshim nuk bën sikurse bën ti.

Rike: Kur shkova të sqarohesha me të më tha se ‘më kanë kapur paranoja mua se ti flet keq për mua me Rozën’. Roza është këtu, mund ta konfirmojë. Mua më vjen keq. Kam akoma simpati për të, por mendoj se zemra e vogël ty të ka dalë zëri që kur Romeo tha se ka një simpati për ty.

Heidi: Pse e përfshin, pse e fut Romeon në mes? Situata është kjo që, unë kam pasur një dyshim kur Rikja erdhi dhe më justifikoi Rozën kur ajo më tha që unë vetëm flirtoj.

Rike: Po ja tek e ke Rozën, o Rozë a të kam thënë që po gabon? A e kam mbrojtur?

Heidi: Rikja nuk është ajo naivja…

Rike: Po hajde ma thuaj, mos rri e buzëqeshur.

Heidi: Po çfarë buzëqeshje, unë kam ndenjur normale.

Heidi pretendon se Rikja ka folur keq për të, megjithëse ajo i ka kërkuar falje.

Heidi: Unë i kam kërkuar falje për nxitimin që ia thashë.

Rike: Jo nuk më ke kërkuar falje asgjë. Vazhdove më pas, më lodhe, Rike, Rike…

Heidi: Ta kam thënë.

Rike: A e pe që nuk kam folur keq për ty?

Heidi: Po, tani po.

Rike: Lëri paranojat se më çmende. Nëse ke një gjë ma thuaj mua. Këtu shahen e ofendohen me njëri-tjetrin e pastaj përqafohen. Janë fallco.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts