Japoni, banorët e Fukuyama paralajmërohen të mos prekin macen pas rënies në një rezervuar me kimikate helmuese

japoni banoret e fukuyama paralajmerohen te mos prekin macen pas renies ne nje rezervuar me kimikate helmuese
japoni banoret e fukuyama paralajmerohen te mos prekin macen pas renies ne nje rezervuar me kimikate helmuese

Banorët e një qyteti në Japoninë perëndimore janë paralajmëruar të qëndrojnë larg një maceje pasi ajo ra në një rezervuar me kimikate helmuese, sipas BBC. Paralajmërimi vjen pasi një punëtor i fabrikës gjeti gjurmë putrash të verdha në kontejner.

Kamerat e sigurisë tregonin pamje të maces duke u larguar dhe lënë gjurmët e putrave. Zyrtarët në Fukuyama i kanë kërkuar publikut që të qëndrojë larg kafshës dhe të raportojnë çdo pamje në polici.

Mendohet se maceja kurioze kishte qenë në një vazo me krom gjashtëvalent, një kimikat kancerogjen, i cili ka ngjyrë portokalli dhe kafe.

Një anëtar i stafit gjeti shenjat e putrave kur mbërriti dje në fabrikën “Nomura Plating Fukuyama”.

Ekipi mjedisor i qytetit Fukuyama paralajmëroi publikun që të mos prekte macen që duket “jonormale”, por gjithashtu tha se kafsha mund të kishte vdekur si rezultat i incidentit.

Kromi gjashtëvalent mund të shkaktojë acarim të lëkurës, probleme të frymëmarrjes dhe verbëri, dhe stafi duhet të mbajë maska dhe doreza gome kur punon pranë substancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →