Shqiperia

“Je shpifës i vogël!”/ Degjeneron debati midis sekretarit të Përgjithshëm të PL-së dhe Dritan Hilës: Hajde shkojmë të dy në SPAK

je shpifes i vogel degjeneron debati midis sekretarit te pergjithshem te pl se dhe dritan hiles hajde shkojme te dy ne spak
je shpifes i vogel degjeneron debati midis sekretarit te pergjithshem te pl se dhe dritan hiles hajde shkojme te dy ne spak

Sektari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe analisti Dritan Hila u përfshinë në debate të ashpra midis tyre në studion e “Open” në News 24, duke degjeneruar në akuza dhe fyerje të ndërsjella. Shkak u bë një deklaratë e Blushit mbi financimet që qeveria bën ndaj portaleve.

Pjesë nga debati:

Blushi: Edi Rama nuk më jep lek për të hapur portal, 8 mijë euro në muaj.

Hila: Portalet sot shumica financohen nga rrjetet sociale. O gazetar, ke harruar zanatin.
Blushi: Nuk kam marrë kokërr leku.

Hila: Në presidencë thonë se ke marrë shumë dhe ke lëvizur me makinat e shtetit.

Blushi: Kurrë nuk kam përdorur makinën e shtetit në jetën time.

Hila: Je vetëm një shpifës i vogël i një partie që është e mbaruar se ka ca si ty ajo parti dhe ka për të shkuar më për dreq!

Blushi: Pse jam shpifës? Ti lëpive atë që ke pështyrë. Kush të bëri gazetar ty?

Hila: Mua më merr të keqen se nuk jam gazetar si puna jote që nuk di të shkruash. S’ke turp nuk ke! Një njeri që nuk ke asnjë artikull.

Blushi: Pyet kush i financon mediat. Nuk do merrem me ty se je peshë e vogël.

Hila: Më nxirr listën e Endri Fugës mua ose shkon në gjyq. Shihemi në SPAK

Blushi: Po më sfidon ti mua! Me një gazetar që përdor makinat e shtetit për të blerë domate.

Hila: Je një plehër e vogël që thua të tilla gjëra. Unë kam dy makina.

Blushi: Fjalorin e rrugës nuk e përdor se nuk jam njeri i pacipë.

Hila: Ti je një rrugaç!

Blushi: Ky baba je ti që të shikon vajza në televizor dhe dëgjon këtë fjalor.

[embedded content]

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts