“Jemi të shqetësuar!”, Macron: Do të bëjmë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit

jemi te shqetesuar macron do te bejme gjithcka per te shmangur pershkallezimin e konfliktit midis izraelit dhe iranit
jemi te shqetesuar macron do te bejme gjithcka per te shmangur pershkallezimin e konfliktit midis izraelit dhe iranit

Presidenti Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për mediat franceze, ai i kërkoi Izraelit të tregojë përmbajtje në çdo përgjigje.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm”, tha Macron.

Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa në Izrael të shtunën mbrëma në përgjigje të një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën e Iranit në Siri më 1 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co