Jennifer Lopez organizon festën e ditëlindjes, ja tema e veshjeve

jennifer lopez organizon festen e ditelindjes ja tema e veshjeve
jennifer lopez organizon festen e ditelindjes ja tema e veshjeve

Këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, e cila do ta festojë ditëlindjen e saj të 55-të më 24 korrik, gjatë vikendit ka bërë një ndejë me temë të veshjeve të serialit “Bridgerton”, shkruan revista People.

Ndeja u bë në Hamptons dhe e pranishme ishte edhe nëna e saj Guadalupe, e cila kishte veshur një fustan me ngjyrë të kaltër e me detaje me dantellë.

Shumë të ftuar të tjerë u panë duke shkuar në ndejë, ndërkohë që burri i Jenniferit, aktori Ben Affleck, nuk u pa askund. Ai është parë në Los Angeles, ndërkohë që në gisht mbante unazën e martesës.

Ndërkohë Page Six ka shkruar se ende nuk dihet nëse Ben Affeck ka qenë i pranishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →