Mia Khalifa, një prej aktoreve më të preferuara dhe më të “klikuara” të filmave për të rritur, disa vite më parë vendosi të tërhiqet nga industria e pornografisë, për të vijuar karrierën e saj në fusha të tjera. 31- vjeçarja nga Libani mbetet një prej femrave më të ndjekura në rrjetet sociale, ndërsa si gjithnjë nuk nguron të provokojë me postime “hot”.
Së fundmi ajo ka menduar ti “trazojë ujërat” në platormën “X”. Mia shfaqet “topless”, ndërsa fton fansat që ta ndjekin në “Only Fans”, aty ku regjistron mbi 400 mijë të regjistruar. Ish-aktorja njihet gjithashtu edhe për pasionin e saj për futbollin, teksa është një tifoze e deklaruar e skuadrës londineze, West Ham, ndërsa pak kohë më parë pozoi edhe me fanellën e Milanit.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, Mia Khalifa u gjend e përmendur mes emrave si Dua Lipa apo Bella Hadid por jo për mirë. Një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është bërë himni jozyrtar i luftës së Izraelit. Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa. Kënga dhe videoklipi janë tipike për hip-hop-in izraelit, por teksti i këngës përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori. Në këtë pjesë përmenden edhe Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë avokuar për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza që nga fillimi i luftës. Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co