Jo vetëm Shqipëria! Reuters: Ndërprerje energjie në 4 shtete të Ballkanit, ja cili ishte motivi

jo vetem shqiperia reuters nderprerje energjie ne 4 shtete te ballkanit ja cili ishte motivi

































Ditën e sotme, Shqipëri për disa minuta ka qenë në ‘black out’ për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin.

energjiaelektrike

E njëjta situatë është parë edhe në Mal të Zi, Bosnjë dhe pjesërisht në Kroaci,  sipas Reuters.

Agjencia e lajmeve shkruan: “një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë të premten, duke ndërprerë punën e bizneseve, duke nxjerë nga puna semaforët dhe duke i lënë njerëzit të pa ajër të kondicionuar në mes të një vale të të nxehtit.

Ministri i Energjisë i Malit të Zi tha se ndërprerja u shkaktua si pasojë e një rritjeje të papritur e konsumit të energjisë për shkak të temperaturave të larta dhe nga vetë ngrohjes që mbingarkonte sistemet. Shpërndarja e energjisë elektrike është e lidhur në të gjithë Ballkanin për transferime dhe tregti”.

Kujtojmë se Operatori i Sistemit të Transmetimit reagoi duke thënë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njoftoi OST.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →