Josa i sigurt: Më mirë që Arbër Hoxha e nis nga stoli, bie nga ana psikologjike nëse…

josa i sigurt me mire qe arber hoxha e nis nga stoli bie nga ana psikologjike nese

































Mirel Josa e sheh si lëvizje të goditur aktivizimin e Arbër Hoxhës si zëvendësues nga trajneri Silvinjo në radhët e Kombëtares kuqezi në Euro 2024. 

asddsasaddasdasadsads

Trajneri i njohur, i ftuar në emisionin “Euro 24” në News 24, në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, nxori në pah disa tipare të lojtarit që e ka drejtuar në fillimin e karrierës së tij.

“Unë e njoh mirë Arbërin. Në këto situata, ai është më mirë që ta nisë nga stoli. Arbëri hyn me entuziazëm tjetër në lojë.

Nëse futet nga stoli e nuk shkojnë gjërat mirë, bie nga ana psikologjike.

Ai është lojtar që mund të ndryshojë situatën e lojës. Kur e kam stërvitur unë, ka qenë i ri. Hoxha mund të luajë 45 minuta, lojtarët duan të bindin trajnerin që të bëjnë ndërrimet më vonë”, theksoi Josa në fjalët e tij për sulmuesin anësor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →