Justin Timberlake ka zbuluar një tjetër këngë të re të titulluar ‘Drown’. Këngëtari i njohur në postimin e tij në Instagram ka shpërndarë një video të shkurtër, në të cilën shfaqet duke e kënduar në piano.
“Kam mbërritur në Londër, ende duke u shëruar nga ky grip i keq. Jam shumë i emocionuar për muzikën e re dhe gjithçka që vjen këtë javë ”, ka shkruar ai në llogarinë e tij teksa ka treguar se “Drown” do të dalë të premten (23/02).
Kjo është kënga e dytë nga albumi i tij i ardhshëm, “Everything I Thought It Was” që vjen më 15 mars.
Muajin e kaluar, në qytetin e tij të lindjes, Memphis, Tenesi, ylli prezantoi mostrën e parë të rekordit të tij të ri, të titulluar ‘Egoist’. Është albumi i tij i parë që nga viti 2018 “Man of the Woods”, raporton Entertainment Tonight.
Gjithashtu, siç i tha Jimmy Fallon dhe spektaklit “The Tonight Show”, pas pesë vitesh ai fillon në pranverë turneun e tij “The Forget Tomorrow World Tour”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co