TIRANË – Në Tiranë u mbajt sot Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, ku ra në sy mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në lidhje me mungesën e Kurtit në Samit, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, i ftuar në emisionin Open në News 24, deklaroi se mund të jetë shenjë e faktit se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë të mira ose raportet ndërpersonale mes Ramës e Kurtit nuk janë të mira. Ai shtoi se Kurti ka qenë në një vizitë edhe në Irlandë, por shtoi se protokolli e parashikon se kur në një Samit mungon kryeministri, mund të marrë pjesë zv kryeministri ose ministri i Financave.
“Me sa jam informuar, z Kurti ka qenë në një vizitë në Irlandë, kështu që ndoshta nuk ka pasur mundësi fizike. Këtu ka diçka që nuk shkon, që është mes dy kryeministrave, kjo nuk do mend shumë që të kuptohet. Por ndonjëherë edhe agjenda e ngjeshur nuk lejon liderët të marrin pjesë në Samite. Protokolli e pranon që në vend të kryeministrit mund të vinte në Tiranë zv kryeministri ose ministri i financave.
Mungesat ndonjëherë janë mesazhe të problemeve të marrëdhënieve mes dy vendeve. Edhe Mali i Zi nuk e di pse ka munguar me përfaqësuesit e vet, që duhet të ishte, sepse në Tiranë ishin përfaqësues të vendeve të rajonit. Por, ajo që na dhemb ne është raporti me Kosovën”, u shpreh Milo.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co