Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, ka analizuar mundësitë që ka Shqipëria për të siguruar një rezultat ndaj Spanjës.
Duke folur në studion e “EURO 24”, në “News 24”, ai theksoi se e rëndësishme ishte që ekipi të shprehej në të njëjtën mënyrë si ndaj Kroacisë e të mos kishte qasjen si në ndeshjen kundër Italisë.
“Sa i takon lodhjes, dihet që janë të freskët, pasi disa nuk kanë luajtur. Lojtarët e Spanjës do luajnë që të justifikojnë veten e tyre.
Broja, Manaj, çfarë themi ne, ka filluar konkurrenca aty. Gjithçka varet nga ne, nga mënyra sesi do reagojmë ne. Nuk duhet të luajmë si në pjesën e parë me Italinë. Duhet të luajmë si në pjesën e parë me Kroacinë.
Kualifikimi me 2 pikë? Do të jetë e vështirë. Le të luajmë në nivelin si ndaj Kroacisë”, tha Duro.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co