Sport

Ka rinovuar me Atalantën, por trajnerin Gasperini e dëshirojnë disa klube të mëdha

ka rinovuar me atalanten por trajnerin gasperini e deshirojne disa klube te medha
ka rinovuar me atalanten por trajnerin gasperini e deshirojne disa klube te medha

Gan Piero Gasperini mbetet një nga trajnerët më të mirë në Itali. Atalanta, nën drejtimin e tij, po bën mirë, teksa është në garë për objektivat sezonal. Tekniku i njohur rinovoi në Bergamo deri në vitin 2025 me opsion rinovimi deri në vitin 2026, por kjo nuk ka “zbehur” interesimin e disa klubeve.

Emri i tij ka përfunduar te Napoli, me Presidentin  De Laurentiis që është në kërkim të një trajneri të ri për skuadrën, teksa ekziston dëshira për hapur një cikël të ri. Në horizont janë edhe Fiorentina dhe Milan, që mund të ndajnë rrugët në verë me trajnerët Italiano e Pioli.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts