“Kam paguar 13 mijë €”/ Vetting zbulon korrupsionin me protezat te Trauma, pacientja: Mjekët italianë zbuluan se më rrezikohet jeta, ishte e thyer

kam paguar 13 mije e vetting zbulon korrupsionin me protezat te trauma pacientja mjeket italiane zbuluan se me rrezikohet jeta ishte e thyer
kam paguar 13 mije e vetting zbulon korrupsionin me protezat te trauma pacientja mjeket italiane zbuluan se me rrezikohet jeta ishte e thyer

Emisioni investigativ Vetting në News24

Spitali i Traumës, korrupsion me protezat dhe sterilizimin

Adelina Preçi është një nga pacientet e Spitalit të Traumës në Tiranë. Përtej kohësh kërkon kartelën spitalore, si dhe diskun e ndërhyrjes kirurgjikale që i është bërë në këtë spital. Për të mësuar llojin e protezës që i është vënë, askush nuk pranon t’i përgjigjet edhe pse ajo duhet të luftojë për jetën.

“Kam pësuar një aksidente në vitin 2013, pasi kam rënë nga një lartësi 2.70 metra. Kam përfunduar në Spitalin e Traumës. Kam bërë të gjitha ekzaminimet dhe mjekët dolën në përfundimin që kisha dëmtim të shtyllës kurrizore e për pasojë do të operohesha. Ndërkohë që mjekët më thanë që duhej të sigurohesha katër qese me gjak, ku bashkëshorti im i gjeti. Ndërsa i kërkuan bashkëshortit të blinte protezën, por në pamundësi për ta gjetur ai, i kërkoi mjekut ta gjente ai.

[embedded content]

I ka dhënë 3000 euro mjekut dhe ai e gjeti e solli protezën. Nuk më ka sjellë as faturë e asgjë. Kam hyrë në sallën e operacionit dhe operimi ka zgjatur shtatë orë. Pasi kam dalë nga operacioni mjeku që më operoi më tha që operimi ka dalë me sukses dhe protezën që të kam vendosur e ke të sigurtë dhe nëse ndodh që pëson aksident çdo gjë mund të ndodh, por proteza nuk dëmtohet. Kam qëndruar 21 ditë në spital. Më pas kam dalë nga spitali dhe mjeku më tha që duhej të mos ngrija pesha e të mos lëvizja nga vendi derisa të përmirësohesha plotësisht.

Kam qëndruar një vit dhe vazhdimisht bëja kontroll dhe mjeku më thoshte je shumë mirë, me gjithë ankesat që thoja që kam dhimbje ai më thoshte se të vijnë nga koha. Pas dy vitesh, njerëzit e mi më morën në Itali, pasi unë kisha një tjetër problem shëndetësor. Ndërsa vizitohem atje, mjekët më kërkuan diskun e skanerit dhe epikrizën e mjekut që më kishte operuar, si dhe llojin e protezave që më kishin vënë. Bashkëshorti im takoi mjekun që më kishte bërë operacionin në Shqipëri, i cili tha se protezat janë titan, por nuk pranoi t’i jepet asnjë letër. Me gjithë insistimin e mjekëve italianë që të merrja kartelën, mjeku i spitalit të Traumës nuk pranoi të jepte asnjë letër apo shpjegim.

Mjekët italianë kanë konstatuar se njëra nga protezat është e këputur, ndërsa tjetra është e shtrembëruar. Por nuk pranojnë të kryejnë ndërhyrje pa ditur llojin e protezës që mjekët e spitalit ushtarak më kanë vendosur, pasi sipas tyre më rrezikohet jeta, nëse ndërhyn pa ditur llojin e protezës ku operohem. Kam harxhuar rreth 13 000 euro në Spitalin e Traumës pasi çdo ilaç e kam blerë vetë, protezën po dhe operacionin e kam paguar dhe në spital nuk më japin asnjë letër. I jam drejtuar gjykatës dhe mjeku ka sjellë dy avokatë dhe as mua e as bashkëshortin gjyqtarja e çështjes nuk na lejon të flasim në sallë për të mbrojtur të drejtën që na takon, ku unë vazhdoj të luftoj me jetën, për shkak të ndërhyrjes në spitalin e traumës”, shprehet ajo.

Adelina Preçi është një ndër pacientet e shumta, e cila ka paguar të paktën 13 mijë euro për të vendosur proteza në Spitalin e Traumës, cilësia e të cilave sipas mjekëve italianë kanë sjellë komplikacione serioze për jetën e saj.

Problemet nuk ndalen me kaq sepse Adelina ka patur probleme të tjera shëndetësore, por që janë të lidhura me informacionet mbi protezat.

Aktualisht, i shoqi Adelinës ka kërkuar dëmshpërblim në Gjykatë, në një kohë që Spitali refuzon të japi informacione për cilësinë e protezës dhe numrin serial.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →