Bota

Lukashenko drejt largimit pas 30 vitesh në fuqi? Presidenti bjellorus: Dua të dal në pension, por me këto kushte

lukashenko drejt largimit pas 30 vitesh ne fuqi presidenti bjellorus dua te dal ne pension por me keto kushte
lukashenko drejt largimit pas 30 vitesh ne fuqi presidenti bjellorus dua te dal ne pension por me keto kushte

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka zbuluar se do të konsideronte t’i jepte fund karrierës së tij politike pas 30 vitesh në pushtet, pasi të jetë i sigurt se do të sigurohet një “tranzicion i qetë”.

Lukashenko i bëri komentet në një mbledhje politike e mbledhur në Minsk, nga ku deklaroi se duhet të sigurohet stabiliteti politik për të ardhmen e vendit.

“Nuk duhet të heshtni. Nëse do të heshtni, do të thotë se kam gabuar. Se nuk do të mund ta mbroni vendin, sidomos pa mua”, u tha ai të pranishmëve.

“Dua ta përfundoj karrierën time politike në një mënyrë dinjitoze… në mënyrë që të mos shkatërrojmë gjithçka që kemi ndërtuar me duart tona,” tha Lukashenko. “Do të dal në pension, sapo të më thoni në një formë: ‘mjaft’”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts