Një nga korrespondentët dhe fotografët më të rëndësishëm të Luftës së Dytë Botërore, Lee Miller, do të interpretohet nga Kate Winslet në filmin e ri të Ellen Kouras me titull “Lee”, i cili do të dalë në kinema në shtator.
Kjo grua ishte një modele për fotografin Man Ray, por falë talentit të saj unik dhe kokëfortësisë së shfrenuar ajo arriti të kapte disa imazhe të paharrueshme, duke përfshirë një foto të saj në banjën e Hitlerit.
Me mirëkuptim dhe ndjeshmëri të paparë për gratë dhe viktimat e luftës, fotografitë e saj kapin brishtësinë dhe tmerrin e përvojës njerëzore.
[embedded content]
Një nderim filmik për punën dhe sakrificat personale të korrespondentit ikonik të luftës Lee Miller, por edhe për gratë e guximshme që luftuan për të fituar një vend në hapësirat e dominuara nga meshkujt, duke ndryshuar përfundimisht mënyrën se si ne e shohim botën.
Një projekt pasioni për fituesen e Oskarit Kate Winslet, e cila është gjithashtu e përfshirë në produksion së bashku me një kast të shkëlqyer duke përfshirë Josh O’Connor (Sfiduesit, The Crow, La Chimaira), Andrea Riseborough (Oblivion, Mandy), Andy Samberg ( Brooklyn Nine-Nine, Palm Springs), Alexander Skarsgård (The Northman, Succession) dhe Marion Cotillard (Inception).
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co