Lifestyle

Këngëtari amerikan, Justin Timberlake përfundon ne burg, ja për çfarë akuzohet

kengetari amerikan justin timberlake perfundon ne burg ja per cfare akuzohet
kengetari amerikan justin timberlake perfundon ne burg ja per cfare akuzohet

Justin Timberlake është arrestuar dhe akuzohet për drejtimin e veturës në gjendje të dehur në Long Island të Nju Jorkut, ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit për Associated Press.

Sipas tij, Timberlake pritet të gjykohet më vonë të martën në Sag Harbor, në skajin lindor të Long Island.

Zyrtari nuk mund t’i diskutonte publikisht detajet e hetimit në vazhdim dhe foli me AP-në në kushte anonimiteti.

Përfaqësuesit e Timberlake nuk e kanë komentuar rastin deri më tani.

Timberlake, 43 vjeç, pritet të nisë një turne botëror të albumit të tij të gjashtë, “Everything I Thought It Was”.

Anëtari ish-grupit popullor të djemve NSYNC, është aktor, kompozitor dhe një nga artistët muzikorë ë të shitur në botë.

Ylli i popit ka folur hapur në të kaluarën për kërkimin e ndihmës për shkak tw pirjes sw tepërt.

Timberlake ishte planifikuar të performonte në dy shfaqje në Çikago këtë fundjavë, e ndjekur nga një shfaqje në Madison Square Garden të Nju Jorkut të martën e ardhshme.

10-herë fituesi i Grammyt njihet edhe për rolet e tij në filmat “The Social Network” dhe “Friends With Benefits”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts