Këngëtari i njohur shqiptar bie pre e grabitjes, çfarë iu vodh pas hajdutët i thyen…

kengetari i njohur shqiptar bie pre e grabitjes cfare iu vodh pas hajdutet i thyen

Reperi i njohur Capital T është grabitur nga persona të panjohur, duke i thyer xhamin e makinës dhe duke i vjedhur sendet personale. Përmes rrjeteve sociale, këngëtari tregon se i është vjedhur një laptop.

Por, përveç dëmit material, Kapos i ka humbur diçka tjetër me shumë rëndësi. Fjala është për pamjet e projektit më të ri që ishte parashikuar të publikohej sot.

‘Sot është e pamundur të publikohet projekti Pi raki. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur ai në Instagram.

 640 0 54r4444 1707640073
640 0 54r4444 1707640073

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →