Adele ka njoftuar se do të marrë një pauzë të gjatë nga muzika pas koncerteve të saj të ardhshme, duke u shprehur se nuk ka fare plane për muzikë të re. Këngëtarja britanike do të performojë në Europë, muajin e ardhshëm, për herë të parë që nga viti 2016. Biletat e koncerteve të para që do të zhvillohen në Gjermani gjatë muajit gusht, pothuajse janë shitur të gjitha.
Megjithatë, 36-vjeçarja u shpreh se po planifikon të marrë një pushim pas shfaqjeve. “Dua një pushim të gjatë pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative. E dini, unë as në shtëpi nuk këndoj fare. Sa e çuditshme është kjo?”, tha këngëtarja britanike.
Adele publikoi albumin e saj të fundit më 30 në nëntor 2021, pas divorcit nga Simon Konecki, duke shënuar një rikthim pas pesë vitesh. Hera e fundit që ajo performoi në Mbretërinë e Bashkuar ishte në korrik 2022 në Festivalin Britanik Summer Time në Hyde Park, Londër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co