Kërkohej nga Italia, kapet në Dubai i shumëkërkuari Dorian Petoku

kerkohej nga italia kapet ne dubai i shumekerkuari dorian petoku

Ka rënë në pranga në Dubai shqiptari i shumëkërkuar nga policia italiane, Dorian Petoku 35 vjec.  Nga delegacioni i Drejtorisë Antimafia, në perfundim të koordinimit të vazhdueshem dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Romës, Departamentit Il te Komandës se Pergjithshme te Guardia di Finanza, Shërbimit per Bashkëpunimin Ndërkombetar Policor të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Dubait, një trafikant i njohur drogë, eksponent kryesor i krimit shiptaro-romak dhe tashmë i përfshirë në listën e “te arratisurve të rrezikshëm”.

Shqiptari Dorian Petoku ishte strehuar në Dubai pasi ishte arratisur në dhjetor 2023 nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.

34-vjeçari shqiptar ishte mik i Fabrizio Piscitelli, me pseudonimin “Diabolik”, i cili u vra gjatë një prite që iu bë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i bosit shqiptar të drogës, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian.

Ai u bë i njohur në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata. Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli dhe Dorian Petoku.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, temë kryesore e bisedës ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.

Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Operacioni i quajtur “Brazili” me kosto të ulët përfshin mbërritjen në Itali të 7 tonëve  kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.

Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge.

Dorian Petoku1
Dorian Petoku1

Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg, u konstatua se kishte të njëjtin problem të varësisë nga droga. Pavarësisht kundërshtisë së Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës.  Petoku arriti të arratisej, duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë.

Petoku është shqiptari i dytë i arrestuar brenda pak ditësh nga policia e Dubait për llogari të drejtësisë italiane.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →