Kërkon t’i shpëtojë eliminimit, Sara Gjordeni bën veprimin e papritur! Vishet si mashkull dhe propozon për martesë…

kerkon ti shpetoje eliminimit sara gjordeni ben veprimin e papritur vishet si mashkull dhe propozon per martese
kerkon ti shpetoje eliminimit sara gjordeni ben veprimin e papritur vishet si mashkull dhe propozon per martese

Sara Gjordeni ka gjetur një mënyrë interesante që të bëjë për vete publikun dhe për t’i shpëtuar eliminimit.

Ajo është veshur si mashkull, ka kapur flokët, ka vendosur mjekër, ka veshur rrobat e një konkurrenti dhe ka ngacmuar konkurrenten e re Sara Karaj. Ngacmimet dhe batutat e saj kanë shkaktuar të qeshura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërkohë Bardhi e shikonte Sarën dhe nuk mbante dot seriozitetin. E gjithë loja e Sarës si një mashkull, përfundoi në një propozim për martesë.

Sara Karaj: Do ta takojmë mamin bashkë?

Sara Gjordeni: A do të lash enët ti?

Sara Karaj: Po

Sara Gjordeni: Di të bësh byrani?

Sara Karaj: Bëj byrek dhe gjëra të tjera.

Sara Gjordeni: Me çfarë e bën byrekun ti?

Sara Karaj: Me çfarë të duash ti, me qepë, domate, spinaq, gjizë, me luleshtrydhe, me çfarë të duash ti.

Sara Gjordeni: E fërkon kokën natën ti?

Sara Karaj: Ma fërkon ti mua.

Sara Gjordeni: 3 muajt e verës a ndahesh ti nga unë sepse do shkoj me çunat në Jalë?

Sara Karaj: Nuk ka shans, kam për t’u ngjitur nga pas si ferrë.

Sara Gjordeni: A po martohesh me mua?

Sara Karaj: Po.

Sara Gjordeni: Ju lutem duartrokisni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →