Sport

Klubi i Premier League “troket” te Chelsea për Brojën, bën ofertë për sulmuesin shqiptar

klubi i premier league troket te chelsea per brojen ben oferte per sulmuesin shqiptar
klubi i premier league troket te chelsea per brojen ben oferte per sulmuesin shqiptar

Në verë priten shumë ndryshime te Chelsea. Blutë e Londrës janë gati për një revolucion të vërtetë, i cili do me siguri do përfshijë të gjtiha repartet. Një prej futbollistëve që mund të largohet është Armando Broja. Sulmuesi shqiptar, pas shumë “shtegtimesh” në skuadra të ndryshme, mund t’i japë një herë e mirë “duart” Chelseat. Këta të fundit duan të shesin kartonin e lojtarit, në mënyrë që të arkëtojnë para.

Së fundmi, interesim për Brojën ka shfaqur Crystal Palace, klubi i Premier League ka vendosur në pjatë 20 milionë euro. Gjithsesi, Chelsea pretendon më shumë dhe assesi nuk pajtohet me këtë shifër.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts