Shqiperia

“Kode mafioze dhe të fshehta”, Salianji: Ja tre mesazhet që dha Arben Ahmetaj, zbuloi se Rama…

kode mafioze dhe te fshehta salianji ja tre mesazhet qe dha arben ahmetaj zbuloi se rama
kode mafioze dhe te fshehta salianji ja tre mesazhet qe dha arben ahmetaj zbuloi se rama

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka komentuar intervistën e dhënë së fundmi nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj i cili ndodhet në kërkim nga drejtësia.

Salianji u shpreh se gjatë intervistës kishte kode të fshehta dhe mafioze nga ana e Ahmetajt drejtuar ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas tij ish-ministri i Financave dha tre mesazhe, ku zbuloi se drejtësia dhe korrupsioni kontrollohen nga kryeministri Rama dhe se të gjithë mblidhen së bashku për të ndarë Shqipërinë, por kur “nuk u dalin pazaret”, Rama i godet dhe i përdor.

“Aty kishte kode të fshehta dhe mafioze që këta i kanë përdorur me njëri-tjetrin. Padyshim se aty kishte vetëm një gërvishtje të lehtë për emra të caktuar që hanë qoftë dhe marrin tokë e ajër. Bëhej fjalë për biznesmenë. Tre mesazhe dha Ahmetaj.

Një mesazh ishte që drejtësia kontrollohet nga Edi Rama. Një tjetër ishte që korrupsionin e bën Edi Rama dhe ai është kreu i korrupsionit. Mesazhi i tretë ishte se gjithë këta njerëz që themi ne mblidhen bashkë dhe ndajnë Shqipërinë dhe kur nuk u del pazari Rama i godet dhe i përdor për statistikë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts