Federata Kiliane e Futbollit është ende në kërkim të një trajneri të ri pas dorëheqjes së Eduardo Berizzo-s, i cili u largua në nëntor pas rezultateve katastrofike të arritura në ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2026. Vetëm 5 pikë në 5 ndeshje nuk janë asnjëherë të mjaftueshme dhe tashmë Kombëtarja e njohur po “gjurmon” për identifikimin e një pasuesi, i cili do i bëjë ndryshe gjërat në pankinë.
Roli i teknikut i është besuar në mënyrë të përkohshme menaxherit teknik të ekipeve të të rinjve, Nicolás Córdova San Cristóbal, me këtë të fundit që debutoi me një disfatë kundër Ekuadorit.
Kili kërkon të dalë me dëshpërim nga situata dhe Ricardo Gareca duhet të jetë ai që do të përpiqet të ringjallë një kombëtare në krizë. Sipas informacioneve nga mediat argjentinase, trajneri 65-vjeçar do të jetë ai që do të drejtojë Përfaqësuesen në Copa America.
Sipas asaj që shkruhet, argjentinasi tashmë ka arritur një marrëveshje dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026. Rocardo Gareca ka drejtuar më parë Palmeiras në Brazil dhe Kombëtaren e Peru-së.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co