Koncesioni i Check-up shtyhet deri në vitin 2027! Shërbimi u pezullua për 17 muaj gjatë pandemisë

koncesioni i check up shtyhet deri ne vitin 2027 sherbimi u pezullua per 17 muaj gjate pandemise








































Koncesioni i Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) në shëndetësi do të përfundojë afatin zyrtar më 2027, gati dy vite më shumë se në kontratën fillestare.

check up

Sipas burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë kontrata me kompaninë “3P Life Logistic” do të jetë aktive deri më 2027 si një shtyrje automatike për pezullimin që iu bë shërbimit gjatë pandemisë Covid- 19.

Kontrata e Check-Up u pezullua nga marsi 2020 deri në shtator 2021 për rreth 17 muaj, si rrjedhojë e masave kufizuese në lëvizje për parandalimin e virusit. Afati i pezullimit shkoi si shtyrje automatike që i lejon kompanisë ofrimin e shërbimit edhe për dy vite të tjera nga viti 2025.

Në vitin 2023 kompania koncesionare “3P life Logistic” raportoi të ardhura 730 milionë lekë dhe fitime me një vlerë rreth 214 milionë leka para taksave.

Koncesioni i check-up nisi punë në shkurt të vitit 2015. Kontrata koncesionarë kishte si qëllim kontrollin mjekësor bazë falas që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.

Për këtë kontratë Partneriteti Publik-Privat në nivel vjetor janë parashikuar 475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo./Monitor

tkk

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →