Bota

Kongresi mban të bllokuar ndihmën, Zelensky: Ukraina, peng i politikës amerikane

kongresi mban te bllokuar ndihmen zelensky ukraina peng i politikes amerikane
kongresi mban te bllokuar ndihmen zelensky ukraina peng i politikes amerikane

Çështjet e Ukrainës janë përfshirë në politikën e brendshme të SHBA-së dhe kjo rrezikon aftësinë e saj për të luftuar kundër Rusisë, është shprehur së fundmi presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky. Në këtë fazë, Kievi sipas tij do të pranonte çdo lloj mbështetjeje nga Uashingtoni, qoftë edhe në formën e një kredie.

Zelensky u shpreh shpresëplotë se Kongresi Amerikan do të miratojë përfundimisht një paketë ndihme shtesë për Kievin, e cili ka qenë në harresë prej muajsh.

Duke e përshkruar ndihmën e shumëpritur si kritike, Zelensky tha se ai beson se “Ukraina mund të marrë një përgjigje pozitive nga Kongresi i SHBA”.

“Fatkeqësisht, ne jemi peng i faktit se ky është procesi zgjedhor… Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është bërë sot një çështje e brendshme politike në Shtetet e Bashkuara,” u shpreh ai, duke qortuar ligjvënësit amerikanë për atë që ai e quajti një “qasje të papjekur” ndaj konfliktit dhe sigurisë globale në tërësi.

Presidenti ukrainas sinjalizoi gjithashtu se Kievi do të pranonte ndihmën e SHBA-së në formën e një kredie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts