Shqiperia

Konsensusi mazhorancë-opozitë, Bamir Topi: Aktorë të rinj që interpretojnë, por regjisorët janë ata të vitit 2008

konsensusi mazhorance opozite bamir topi aktore te rinj qe interpretojne por regjisoret jane ata te vitit 2008
konsensusi mazhorance opozite bamir topi aktore te rinj qe interpretojne por regjisoret jane ata te vitit 2008

Duke komentuar konsensusin e arritur midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se situata është e ngjashme me atë të vitit 2008.

“Sa më shumë hidhen gjërat e natyrës parimore, aq më shumë do të shtohen forcat që e kundërshtojnë atë. Pas tryezës, palët politike nxorën jashtë loje komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, e kanalizuan në komisionin e ligjeve.

Këta aktorë të politikës, i njoh shumë mirë. E kanë marrë në dorë atë që bënë 2008-n. Sot janë aktorë të rinj që interpretojnë, por regjisorët janë aty. Të njëjtët! Ndoshta në gravitetin që kanë situatat, tani është pak e shumë të ngjashme me 2008-n. Në 2008-n, ndryshimin e solli Gërdeci. Tani jemi në situata të tjera, kur të gjithë ata që janë në qeverisje, por edhe pjesa tjetër janë në dyert e SPAK-ut”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts