Një 59-vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar sasi të konsiderueshme medikamentesh.
Policia thotë se ngjarja ndodhi në lagjen nr.2 të këtij qyteti, ku shtetasi me iniciale P.C., pasi piu ilaçet u transportua në spital, por aty ndërroi jetë.
Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co