Sport

Kontrata në fund dhe shitje prej “hallit”, çështjet te Partizani

kontrata ne fund dhe shitje prej hallit ceshtjet te partizani
kontrata ne fund dhe shitje prej hallit ceshtjet te partizani

Partizani nuk bëri asnjë shitje në këtë merkato janari dhe arriti të ruajë grupin për të vazhduar sezonin me të njëjtin ritëm. Lojtarë si Maget, Rrapaj, Mba apo Hadroj e ndiejnë veten gati për të bërë hapin e rëndësishëm.

Prej faktit se janari nuk arriti të zgjidhë çështje të rëndësishme mbi kontratat apo shitjet, vera pritet të jetë mjaft intensive te kampionët në fuqi. Fillimisht duhet që deri në verë të jenë zgjidhur rinovimet me lojtarë si Atanaskoski, Sota apo Cara, teksa edhe çështja e shitjeve duhet menaxhuar si duhet, pasi kontrata e Maget Gueje, i shumëkërkuar në merkato, skadon pas një viti.

Nëse nuk rinovohet, merkatoja e ardhshme është shansi i fundit që Partizani të nxjerrë milionat që kërkon nga senegalezi. Çështja e shitjeve gërshetohet me ndeshjet e Europës dhe kjo e komplikon akoma më shumë situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts