Sport

Leverkusen tregon shpirt gare, fitore e madhe ndaj Stuttgart, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

leverkusen tregon shpirt gare fitore e madhe ndaj stuttgart kualifikohet ne gjysmefinale te kupes
leverkusen tregon shpirt gare fitore e madhe ndaj stuttgart kualifikohet ne gjysmefinale te kupes

Leverkusen shkon në gjysmëfinale të DFB Cup, teksa fitoi 3-2 ndaj Stuttgart, në një sfidë spektakolare.  Në BayArena (Leverkusen), mysafirët realizuan të parët me Anton, duke shkuar kështu në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Në fillimin e pjesës së dytë, “aspirinat” barazuan shifrat me Andrich.

Stuttgart tregoi forcë karakterit duke “tundur rrjetën” në të 58-tën me Fuhrich. Të besuarit e Xabi Alonsos përmbysën ndeshjen me Adli dhe Tah. Leverkusen është një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Kupës. Nëse Xhaka me shokë do ia dalin apo jo, këtë do e  tregojë koha.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts