Sport

Kontratë deri në Botërorin 2026, rinovim i rëndësishëm te Gjermania

kontrate deri ne boterorin 2026 rinovim i rendesishem te gjermania
kontrate deri ne boterorin 2026 rinovim i rendesishem te gjermania

Rudi Völler do të vazhdojë të jetë drejtori teknik i Gjermanisë. Lajmi është bërë publik nga Federata, me një postim në rrjetet sociale. Sipas asaj që shkruhet,  Völler, i cili mori përsipër këtë detyrë me 1 shkurt 2023, ka rinovuar kontratën deri në Botërorin 2026.

“Në 14 muaj që nga emërimi im, kam kuptuar se përgjegjësitë e mia në Federatë po bëhen çdo ditë e më të rëndësishme për mua. Ajo që fillimisht ishte një ndjenjë detyrimi ndaj Gjermanisë, Federatës dhe Përfaqësueses, prej kohësh është kthyer në një dëshirë personale” – Tha ai pas firmës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts