Kosova

Kosova një hap më pranë KiE, Presidentja Osmani: Do të vijojmë punën me aleatët deri në anëtarësimin e plotë

kosova nje hap me prane kie presidentja osmani do te vijojme punen me aleatet deri ne anetaresimin e plote
kosova nje hap me prane kie presidentja osmani do te vijojme punen me aleatet deri ne anetaresimin e plote

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi vendi i saj ka kaluar me sukses hapin e parë për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social X, shprehet se pas këtij hapi pozitiv, Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës”, shkroi Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts