“Krahu im është mpirë”, këngëtari turk humb jetën gjatë performancës në skenë

krahu im eshte mpire kengetari turk humb jeten gjate performances ne skene
krahu im eshte mpire kengetari turk humb jeten gjate performances ne skene

Këngëtari dhe regjisori turk, Metin Arolat, vdes gjatë performancës së tij në Kozyatagi, siç raportuan mediat lokale. Ai ishte 52-vjeçar.

Edhe pse ndjeu dhimbje dhe mpirje në krah, ai vazhdoi performancën, duke pësuar një atak në zemër.

“Krahu im i majtë është mpirë”, tha ai pak para se të rrëzohej. Një infermiere nga audienca nxitoi për ta ndihmuar dhe thirri një ambulancë. Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës dhe përpjekjeve për shpëtimin e tij, Arolat ndërroi jetë rrugës për në spital.

Miku i tij i ngushtë, Demet Sagiroglu bëri një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta.

“Ai ishte një shok i imi shumë i ngushtë, si një vëlla. Ai ishte në dietë… U përkeqësua pasi doli në skenë”, tha ajo.
Përveç këndimit, Arolat ishte i njohur për punën e tij si regjisor dhe bashkëpunonte me shumë artistë turq.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →