Bota

Kremlini e lidh me Ukrainën sulmin që shkaktoi viktima masive në Moskë: Disa të dyshuar të arrestuar kishin kontakte me ukrainasit dhe synonin…

kremlini e lidh me ukrainen sulmin qe shkaktoi viktima masive ne moske disa te dyshuar te arrestuar kishin kontakte me ukrainasit dhe synonin
kremlini e lidh me ukrainen sulmin qe shkaktoi viktima masive ne moske disa te dyshuar te arrestuar kishin kontakte me ukrainasit dhe synonin

Kremlini ka nisur ta lidh sulmin në Moskë me Ukrainën edhe pse Shteti Islamik e ka marr përgjegjësinë për vrasjet masive në kryeqytetin rus.

Media shtetërore ruse po raportojnë se shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë thënë se të dyshuarit që mendohet të jenë të përfshirë në të shtënat në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” po tentonin të kalonin në Ukrainë.

“Pas sulmit terrorist, kriminelët synonin të kalonin kufirin e Federatës Ruse e Ukrainës dhe kishin kontakte me ukrainasit”, citohet të ketë thënë FSB-ja, raporton skynews.

Komiteti hetimor i Rusisë ka thënë veçmas se gjithsej katër persona u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën në rajonin Bryansk.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts