Kreu operacion për zmadhimin e vidheve, humb jetën pas 9 ditësh modelja

kreu operacion per zmadhimin e vidheve humb jeten pas 9 ditesh modelja
kreu operacion per zmadhimin e vidheve humb jeten pas 9 ditesh modelja

Fillimisht kirurgjia estetike, më pas komplikimet e papritura dhe në fund vdekja. Influencerja dhe modelja braziliane Aline Ferreira ka ndërruar jetë nëntë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për të zmadhuar vithet përmes teknikës së famshme BBL (Brazilian Butt Lift).

Tragjedia ndodhi në një spital në Brasilia, ku 33-vjeçarja qëndronte e shtruar që nga e shtuna e 29 qershorit.

Sipas policisë braziliane operacioni ishte kryer javën e kaluar në një klinikë estetike të paautorizuar në Goiania, ku ishte aplikuar polimetilmetakrilat, një substancë e ngjashme me xhamin e përdorur në të kaluarën për prodhimin e lenteve të kontaktit.

Bashkëshorti i Ferreiras tha se disa ditë pas operacionit, ajo nisi të ndihej e sëmurë, duke u ankuar për ethe dhe dhimbje barku, ndaj ai iu drejtua mjekut që zotëronte klinikën ku ishte kryer ndërhyrja.

Mjeku e qetësoi duke iu përgjigjur se gjithçka ishte normale dhe se Alinës do t’i duhej vetëm të merrte ilaçe për ethet. Modelja më pas ra në koma dhe vdiq në spital për shkak të arrestit kardiak.

Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit në Brazil tha se PMMA, xheli i përdorur për injeksion në rastin e modeles, duhet të përdoret vetëm për të trajtuar sëmundje të rënda, si poliomieliti, nëse ato shkaktojnë deformime në trup.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →