Shqiperia

Krimi makabër në Shënavlash, gazetarja: Ja plani që kishte bërë Hygerta. Po kërkonte në Tiranë për…

krimi makaber ne shenavlash gazetarja ja plani qe kishte bere hygerta po kerkonte ne tirane per
krimi makaber ne shenavlash gazetarja ja plani qe kishte bere hygerta po kerkonte ne tirane per

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës dhe tentativën e manipulimit të ngjarjes nga familjarët e tij.

Ajo u shpreh se sipas shoqeve të klasës së Hygertës, kjo e fundit kishte filluar të kërkonte një punë me pagë të lartë në Tiranë, pavarësisht vendndodhjes, duke rritur dyshimet se ajo po kërkonte të zhvendosej përfundimisht në kryeqytet.

Gazetarja zbuloi po ashtu se sipas dëshmive të marra viktima Pëllumb Meta ishte agresiv dhe autoritar brenda shtëpisë, gjë që mund të ketë qenë edhe arsyeja përfundimtare e fëmijëve për eliminimin e tij fizik.

“Sipas shumë dëshmive të marra Pëllumb Meta ka qenë shumë agresiv dhe autoritar në shtëpi duke kërcënuar herë pas here bashkëshorten. Arsyet përse fëmijët mund të kenë arritur deri në këtë pikë und të kenë qenë presionet e ushtruara nga ai. Kështu e kishte fejuar edhe vajzën e madhe, si kishte dashur ai vetë.

Shoqet e klasës së Hygertës kishin treguar se ajo po kërkonte një punë me pagë të lartë në Tiranë dhe dyshonin se ajo kërkonte të zhvendosej në Tiranë. Këtu besoj se hyn faktori psikologjik”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts