Kriza në çift/ Adelina Tahiri pajtohet me bashkëshortin milioner, pushime dhe dhurata luksi

kriza ne cift adelina tahiri pajtohet me bashkeshortin milioner pushime dhe dhurata luksi
kriza ne cift adelina tahiri pajtohet me bashkeshortin milioner pushime dhe dhurata luksi

KOSOVE

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri muaj më parë pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov është në krizë. Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, ajo la të nënkuptohet se faji për këtë situatë të krijuar e ka vetë ajo, pasi tha se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime.

“Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por, kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, tha Tahiri.

Ndonëse çifti akoma nuk janë ndarë akoma me letra, sipas disa burimeve për “Prive”, marrëdhënia e dyshes është “ftohur”. Dhe më së miri këtë e tregonin edhe postimet e fundit në “Instagram”-in e Adelinës. Por, duket se pas gati 9 muajsh, marrëdhënia e saj me bashkëshortin është përmirësuar.

Këngëtarja seksi, ka qenë këto ditë në Dubai, ku mesa duket kanë festuar edhe ribashkimin. Së bashku me djalin e tyre, ata kanë qenë për disa ditë pushimesh luksoze. Në rrjetet sociale, vetë Adelina ka postuar foto nga këto ditë pushimesh, ku ashtu edhe si vetë na ka zbuluar, ka bërë edhe disa blerje të shtrenjta.

Vetë ajo ka ndarë poza edhe me bashkëshortin, duke konfirmuar kështu ribashkimin. Duket se ky pajtim, është bërë edhe me shumë dhurata për të, duke hapur një kapitull të ri në jetën bashkëshortore.

Zërat për ndarjen e tyre erdhën këtë verë, ku pasi vetë bjondja seksi kishte pranuar krizën në marrëdhënie, ajo nisi pushimet me djalin e saj, si dhe me familjen e saj, teksa bashkëshorti mungoi në këto ditë, si për të përforcuar zërat se tashmë lidhja mes tyre ka shkuar pa kthim drejt një divorci. Sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja se pse dyshja nuk janë shfaqur bashkë as në ditëlindjen e këngëtares dhe as në festat apo pushimet verore të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →