![Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, urim me rastin e Ditës së Verës: Lulëzimi i natyrës le të përshkojë edhe jetët tona 2 kryeparlamentarja lindita nikolla urim me rastin e dites se veres lulezimi i natyres le te pershkoje edhe jetet tona](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/kryeparlamentarja-lindita-nikolla-urim-me-rastin-e-dites-se-veres-lulezimi-i-natyres-le-te-pershkoje-edhe-jetet-tona.jpg)
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës.
Në një postim në Facebook, kryeparlamentarja uroi që fillimi i kësaj stine të gëzueshme të na inspirojë për të dashur e për të gëzuar më shumë me familjet, të afërmit dhe miqtë.
“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë.
T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona.
Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë.”, shkruan Nikolla.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co